Xhandarmëria serbe bastis shtëpitë e ish-ushtarëve të UÇPMB-së

12 shtëpi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe. Bastisjet janë kryer me urdhër të Gjykatës së Vranjës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar njëri nga ish-ushtarët e UÇPMB-së, Nadir Sefedini.

Sefedini tha se bastisja është kryer më 6 mars në orët e hershme të mëngjesit. Ai tha se bastisja është kryer me pretekstin e kërkimit të armëve.

“Bastisjet po bëhen për shkak të largimit të shqiptarëve nga Bujanoci”, u shpreh Sefedini.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe nënkryetari komunës së Bujanovcit, Shqiprim Musliu.

Musliu ka dërguar edhe një letër gjatë së mërkurës, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndryshe, nga rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë në Preshevë dhe Bujanoc janë të kombësisë shqiptare, përderisa në Medvegjë ka më shumë serbë.

Bujanoci numëron 54.498 banorë dhe 13.000 amvisëri, Presheva ka 59.024 banorë dhe 11.654 amvisëri, dhe Medvegja 8.459 banorë dhe 5899 amvisëri.

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi ka thënë se kjo komunë është në rritje, ku në krahasim me regjistrimin e fundit të rregulltë në vitin 2001, ku komuna ka pasur gjithsej 43.302 ndërsa është rritur për më shumë se 11.000 banorë.