“Xhandarmëria gati për urdhrat e Vuçiqit” – Serbia provokon rëndë duke publikuar video të ushtrisë e tankeve

Shteti serb po vazhdonë të nxisë dhe provokojë situatën pas zhvillimeve në veri të Kosovës ku aktualisht gjendet Policia e Kosovës.

Ministria e Brendshme Serbe në kanalin e saj zyrtar ka shpërndarë  një video të xhandarmërisë serbe, ku shihen ushtarë dhe automjete ushtarake, përfshirë edhe auto-blinda.

Në video madje shihet edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin.

“ Xhandarmëria është gati që të kryejë detyrat e caktuara nga Serbia dhe presidenti Vuçiq”

Kujtojmë se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme,  mediat në Serbi raportuan se vetura ushtarake serbe i janë afruar kufirit me Kosovën pas tensioneve në veri.