Xhaka: Të shpërndarë nëpër botë, por të bashkuar rreth një flamuri dhe një gjuhe

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ka uruar për festen e 28 Nëntorit, duke thënë se edhe pse të shpërndarë nëpër botë, përsëri të bashkuar nga rreth një flamuri dhe gjuhe.

Përmes Instagramit Xhaka ia ka publikuar një fotografi duke bërë shqiponjën me duar, përkrah këngëtarit Capital T.

“Urime Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në çdo cep të botës.Të shpërndarë, por të bashkuar rreth një Flamuri, Gjuhe dhe të një Gjaku”, ka shkruar Xhaka.

https://www.instagram.com/p/BquPDHtASyn/?utm_source=ig_embed