Arsenali ka kaluar në epërsi kundër Manchester Unitedit pas 12′ minutave lojë në “Emirates”.

Ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ai që shënoi për “Topçinjtë” një gol shumë të bukur nga distanca.

Ai goditi aq shumë fuqishëm, saqë topi ndërroi drejtimin dhe mbeti krejtësisht i hutuar edhe portieri i “Djajve të Kuq”, David de Gea.

Ky është goli i katërt në 23 ndeshje deri më tani këtë edicion në Premierligë për Granit Xhakën.