Xhaka: Është koha të luftojmë, të kualifikohemi

Granit Xhaka, kapiteni i Kombëtares së Zvicrës përmes rrjeteve sociale ka motivuar bashkëlojtarët e tij me një deklaratë të fuqishme.

Ai thotë që nesër është koha të ‘luftojnë’, në përballjen kundër Kombëtares së Turqisë.

“Koha për të luftuar, koha për të fituar, koha për t’u kualifikuar. Le ta bëjmë”, ka thënë Xhaka

Nesër Zvicra luan kundër Turqisë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve. Fitorja i duhet patjetër ‘Helvetikëve’ nëse mendojnë kualifikimin tutje në EURO20.