Xhaka e Mustafi titullarë në fitoren bindëse ndaj Dundalkut

Arsenali ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj ekipit irlandez, Dundalk, në kuadër të Ligës së Evropës.

“Topçinjtë” shënuan fitore prej 3 me 0.

Nketiah, Willock e Pepe shënuan golat e fitores për Arsenalin.

Në këtë takim titullarë tek Arsenali ishin dyshja shqiptare Granit Xhaka e Shkodran Mustafi, të cilët u zëvendësuan në minutën e 74, përkatësisht të 61.

Arsenali e Molde kryesojnë në Grupin B me nga gjashtë pikë, derisa Rapid Vienna e Dundalku janë pa pikë pas dy xhirove.