“Euro 2024”

Xhaka dhe Shaqiri dalin të fundit nga fusha, përshëndeten me tifozët në “Fadil Vokrri”

Kosova ka arritur një barazim të madh ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 2:2.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u panë duke dalë të fundit nga stadiumi, teksa nuk hezituan të përshëndeten me tifozët që ishin të pranishëm.