Xhaferi: Vetëm një arkitekt si Përparim Rama ka vizion për ndërtimin e Prishtinës

Kandidati për Kuvend Komunal në Komunën e Prishtinës nga LDK-ja, Krenar Xhaferi, ka thënë se historia ka treguar se arkitekt me përvojë kanë arritur ndërtimin e qyteteve të mëdha.

Xhaferi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se kanë qëndruar në Gërmi me kandidatin e LDK-së për Prishtinën, Përparim Ramën.

Ky është postimi i plotë i Xhaferit në Facebook:

Barcelona dhe shumë qytete botërore, janë ndërtuar bukur, mirë e me plan sepse në historinë e tyre kanë pasur kryetar komune arkitektë të dalluar. Prishtina duhet të ndërtojë vizionin e vet, duke u bazuar në ndryshime rrënjësore arkitektonike dhe infrastrukturore. Ishim në Gërmi, në këtë vapë të madhe verore. Gërmisë, si një vend i veçantë pushimi e rekreacioni, i mungojnë shumë gjëra, si: shtegu për biciklistë, drenazhimi kullues apo një menaxhim i brendshëm transportues. Një prej tyre është treni, që do të ishte atraksion i vërtetë! Ka shumë ide, të cilat mund të realizohen, por duhet kreativitet dhe menaxhim i suksesshëm! Ne jemi këtu, ballëhapur, me energji e shumë vullnet, për t’i zgjidhur problemet që Prishtinën do ta shndërronin në një vend të bukur, për t’ia pasur lakmi shumëkush! Vetëm bashkë, mund t’ia dalim!