Xhaferi: Prishtina kërkon dinamikë të re të punës, ashtu siç e përfunduam Veternikun në kohë rekorde

Kandidati për Kuvend Komunal të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Krenar Xhaferi, ka thënë se kryeqytetit i duhet një dinamikë e re në punë.

Xhaferi ka marr shembull kohën kur ka qenë këshilltar i ish-ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, që sipas tij, krijuan dinamikë të re të punës dhe përfunduan projekte që ishin zvarritur për kohë të gjatë.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin soëial Faëebook ka përmendur përpjetzën e Veternikut, që ishte përfunduar në kohë rekorde, e që për shumë vite pushtetet tjera e kishin lënë.

Ky është shkrimi i plotë i Xhaferit në Faëebook: Prishtinës i duhet dinamikë e re! Sa ishim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, krijuam dinamikë në gjitha projektet.

Pikërisht ajo dinamikë i nevojitet Prishtinës sot! Për pak ditë sa ishim në detyrë , arritëm të ndërhyjmë dhe t’i zgjidhinim problemet shumëvjeçare në përpjetëzen e Veternikut! Me vite ka paraqitur moskujdesin instituëional.

Ishte vend me rrezik për komunikaëion dhe në të njejtën kohë e kishte shëmtuar hyrjen në kryeqytetin tonë!

Dinamika e re dhe vullneti i madh për të bërë punë të mira, u kurorëzua me përfundimin e suksesshëm të atij projekti.

Në ndërkohë vazhduam me mirëmbajtjen e rrugëve, e ëila për shumë vite ishte lënë në harresë.

Për pak kohë u vërejt pastërtia e rrugëve ngado nëpër Kosovë.

Isha shumë i lumtur, kur na kontaktonin qytetarët anembanë Kosovës, sepse vërenin ndryshimin që kishte ndodhur.

Jam I bindur që qytetarët i vlerësojnë punët e mira dhe nuk i harrojnë. Ajo qasje dhe ajo frymë, do të zhvendoset në Prishtinë.

Kemi shumë energji për të bërë punë të mëdha.

Vazhdojmë me projekte të tjera ✌!

Vetëm s’bashku mund t’ja dalim!

#Krenar Xhaferi #PR4PR# LDK

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.