Xhafer Tahiri thotë se do të votojë që LDK të qëndrojë në sallë kur votohet Vjosa Osmani

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, ka thënë se do të votojë brenda kryesisë së partisë që të qëndrohet në sallë kur do të votohet Vjosa Osmani për Presidente të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo do të fuqizonte rolin e LDK-së si parti shtet-ndërtuese.


“Do të votojë që të qëndrojmë në sallë”, ka thënë ai në DPT te Fidani.

“Pastaj është në dorën e të tjerëve. Duhet të jemi opozitë konstruktive. LDK përmes kontributit të saj në institucione do të vazhdojë shtetndërtimin. E kemi bërë të qartë se do të jemi në opozitë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë marrëveshje politike me VV-në. Qëndrimi në sallë është rikonfirmim që të vazhdojmë të jemi parti kontribuuese në shtetndërtim”, shtoi ai.