Xhafer Tahiri në aeroplan ushtarak me piloten amerikane, në Iowa

Një delegacion i kryetarëve të komunave të Kosovës, nën organizim të AZHR-së dhe Odës Ekonomike Amerikane po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në mesin e këtyre kryetarëve është edhe ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ky i fundit, duket se po kalon momente të mira, madje ai sot ndau në faqen e tij zyrtare Facebook një fotografi ku duket në një aeroplan ushtarak nën shoqërinë e një piloteje.

“Me piloten amerikane në kabinën e aeroplanit ushtarak furnizues në bazën ajrore të Gardës Kombëtare të Iowa-s”, ka shkruar Tahiri në përshkrimin e fotografisë.