“Xhafer Tahiri ka larguar 8 mjekë dhe 10 infermierë nga puna në kohë pandemie”

Asmableisti nga rradhët e PDK-së, Lorik Maxhuni, pretendon se i pari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka larguar nga puna 8 mjekë dhe 10 infermierë, siç thotë ai “Me një të rënë të lapsit”.

Maxhuni ka thënë se këtë shqetësim do ta ngrisë edhe në instanca të tjera për të kërkuar sqarime.

“Ky ekip i mjekeve ka qenë ekip mobil për Vushtrri. Nga sot të gjitha rastet shkojnë në shërbimin e urgjencës dhe sipas disa informatave urgjenca është e mbingarkuar nga rastet.” ka shkruar Maxhuni.

Postimi i plotë i asambleistit Maxhuni: