Xhafer Gashi për Agim Ramadani-Katana: “Në brendësinë e shpirtit tim rron ideali dhe atdhedashuria jote”

Sot shënohet 22 vjetori i rënies së heroit të kombit, komandantit të Brigadës 138, Agim Ramadanit. E me këtë rast, ish-bashkëluftëtari i tij, Xhafer Gashi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, i cili datën 11 prill rënien e komandantit Katana e ka cilësuar si ditën më të rëndë në kalendarin e jetës së tij .

Kryetari i Obiliqit ndër tjerash është shprehur se Agimi jeton në përjetësi, ndërkaq bashkëluftëtarët e tij jetojnë me dhimbje e mall për të.

Shkrimi i plotë i Gashit pa ndërhyrje:

“Sot 11 prilli, datë që në kalendarin e historisë shënon rënien e trimit të përmasave botërore, Agim Ramadani-Katana, ndërsa në kalendarin e jetës sime shënon ditën më të rëndë të humbjes së vëllaut,shokut,mikut e bashkëluftëtarit tim.

Agim, ti ishe personalitet unik, burrë trim, strateg i madh, një djalë Kosove të cilës ja fale jetën..ti sot jeton në përjetësi e ne bashkëluftëtarët e tu jetojmë me dhimbje e mall që nuk je në mesin tonë.. mbase vetëm fizikisht, sepse në brendësin e shpirtit tim rron ideali dhe atdhedashuria jote..

Hero im, ti je vet historia e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës!

Lavdi jetës dhe veprës tënde! Lavdi të rënëve për liri!

Xhafer Gashi”