Xbox Live bie nga sistemi
Xbox Live ka rënë nga sistemi për përdoruesit në mbarë botën.
Problemi, i cili filloi të shfaqej në mëngjes të mërkurën, duket se po ndikon kryesisht tek lojtarët e Xbox One, duke i penguar ata që të bëjnë diçka pas ndezjes së “joystick”-ëve të tyre.
Shumë prej tyre kanë thënë se ekrani errësohet pas ndezjes së pajisjes.
Xbox thotë se është në dijeni të ndërprerjes dhe po punon për t’u rregulluar dhe i ka drejtuar përdoruesve të përditësohen në faqen zyrtare të kompanisë.