Xavi “injoron” Interin dhe El Clasicon

Barcelona zbret në fushë të dielën teksa në Camp Nou katalanasit presin Celta Vigon. Një ndeshje për t’u fituar duke qenë se blaugranët ndajnë kreun me Real Madrid dhe synojnë të mbërrijnë në formën më të mirë të mundshme për El Clasicon e datës 16 tetor.

Gjithsesi, përpara është edhe sfida e të mërkurës ndaj Inter në Champions League, por trajneri Xavi kërkon përqëndrim nga lojtarët e tij duke theksuar se është i fokusuar te Celta dhe jo tek ndeshja ndaj zikaltërve apo ajo ndaj madrilenëve.

“E vërteta është që unë nuk mendoj aspak për ndeshjen ndaj Inter, apo atë ndaj Real Madrid në El Clasico. Jemi fokusuar 100% te Celta Vigo, kemi punuar shumë në aspektin taktik. Duam të mbeti liderët e kampionatit.

Celta është një skuadër që nuk ka aspak lidhje me Inter, ata kërkojnë të jenë protagonistë dhe në sezonin e fundit vuajtëm shumë ndaj tyre. Duhet të kërkojmë të imponohemi në fushë dhe nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj tyre. Është ndeshje e rëndësisë së madhe për kampionatin dhe nuk do të kem asnjë mendim për Interin apo ndeshjet pasuese”, u shpreh Xavi.