Wuhan feston fundin e karantinës me një shfaqje verbuese në nder të mjekëve VIDEO

Një shfaqje fantastike me drita verbuese ndriçoi qiellin e mesnatës në Wuhan dje, teksa epiqendra e dikurshme e koronavirusit festoi fundin e karantinës 76 ditore.

Video të filmuara gjatë ceremonisë tregojnë se si ura dhe gradaçela në të dyja anët e lumit Yangtze shfaqin imazhe të animuara si një formë falenderimit të gjithë mjekët dhe punëtorët kyç që ndihmuan në luftën kundër pandemisë.

Që nga e mërkura, 11 milionë banorë janë lejuar të udhëtojnë brenda dhe jashtë qytetit ku filloi gjithçka në dhjetor.