Wijnaldum zyrtarizohet te PSG-ja
Georginio Wijnaldum është zyrtarizuar te Paris Saint-Germaini. Mesfushori holandez ka firmosur kontratë katërvjeçare me klubin e madh francez.
Parisi ka njoftuar në faqen zyrtare për transferimin e holandezit. Wijnaldumit i ka skaduar kontrata me Liverpoolin.
Ai ishte kërkuar më herët nga Barcelona.