WhatsApp

WhatsApp prezanton opsionin e ri për përdoruesit

Platforma e mesazheve, WhatsApp , aktualisht është duke punuar në një veçori të re. Përditësimi do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin ngjyrën kryesore të aplikacionit.

Ky funksionalitet i ri mund të shihet në përditësimin më të fundit beta të WhatsApp për iOS 24.1.10.70, i disponueshëm në aplikacionin TestFlight.

Pasi të dalë zyrtarisht, përdoruesit e WhatsApp do të jenë në gjendje të zgjedhin një ngjyrë nga një gamë prej pesë ngjyrash, duke i lejuar ata të eksperimentojnë me to derisa të gjejnë përfundimisht ngjyrën e përsosur të preferencës së tyre.