West Hami shkarkon Pellegrinin

Humbja në shtëpi nga Leicesteri dhe rezultatet e dobëta në këtë sezon i kanë kushtuar me humbjen e punës trajnerit Manuel Pellegrini.

West Hami ka konfirmuar shkarkimin e Pellegrinit pak kohë pas humbjes prej 2 me 1 nga Leicesteri.

“West Ham United mund të konfirmojë se Manuel Pellegrini është shkarkuar nga klubi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në konfirmimin e “Çekanëve”.

West Hami aktualisht zë vendin e 17 me 19 dhe rrezikon të bie nga Premier Liga.