Werner pret me padurim debutimin te Chelsea

Sulmuesi gjerman Timo Werner ma padurim pret debutimin me fanellën e Chelseat, ekip të cilit iu bashkua javë më parë.

Në intervistën e dhënë të martën për sajtin zyrtar të klubit, Werner ka thënë se është i gatshëm ta ndihmojë Chelsean në arritjen e synimeve. Werner te Chelsea u transferua nga RB Salzburgu për 64 milionë euro dëmshpërblim, por nuk do të mund të debutojë për londinezët deri në edicionin 2020/21 që nis në muajin shtator.

“Me kalimin tim te Chelsea kam realizuar ëndrrën, pasi gjithmonë kam dashur të jem pjesë e këtij ekipi. Besoj se do të përshtatem mirë në lojën e trajnerit Frank Lampard dhe do ta ndihmojë ekipin drejt sukseseve të reja. Me padurim po pres debutimin”, ka thënë 24-vjeçari, që ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024.

Ai edicionin e fundit ka shënuar 34 gola në 35 ndeshje për RB Salzburgun.