Werderi i Rashicës eliminohet nga Kupa e Gjermanisë

Ylli i Kosovës, Milot Rashica me Werder Bremenin është eliminuar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Werderi sonte ka pësuar 2:0 nga Eintracht Frankfurti. Andre Silva (45’ nga penalltia) dhe Daichi Kamada (60’) realizuan për Frankfurtin.

Rashica luajti tërë ndeshjen për Werderin. Ai në kupë këtë stinor ka shënuar tre gola e asistuar një tjetër.

Në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë të mërkurën u kualifikua edhe Bayer Leverkuseni. Leverkuseni fitoi 3:1 ndaj Union Berlinit.