Werderi e Kosova në alarm, Rashica ka probleme

Milot Rashica e nisi në mënyrë gati perfekte sezonin e ri me Werder Bremen, pavarësisht humbjes së pësuar.

Ylli i Kosovës dhuroi një asist të mrekullueshëm ndaj Dusseldorf, por u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 65’.

Trajneri Kohfeldt nuk e kishte ndërmend ta largonte nga fusha 22-vjeçarin, por shqetësimet që po ndiente lojtari e detyruan ta bënte një zëvendësim të padëshiruar.

Tekniku gjerman e konfirmoi këtë edhe në fund të ndeshjes, me dhimbjet që vijnë herë pas herë në kofshën e djathtë.

“Vetëm shpresojmë që të mos bëhet fjalë për diçka serioze”, ka thënë Kohfeld, që i druhet edhe një lajmi negativ që mund të vijë nga stafi mjekësor i Werderit.

Problemi me lëndime për Rashicën vjen pikërisht në prag të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, që i luan në fillim të shtatorit ndaj Anglisë dhe Republikës Çeke.

loading…