Te Arsenali mbeten të pa sigurtë për kohën e rikthimit të sulmuesit Danny Wellbeck, pas operacionit të dytë që anglezi e kaloi me sukses.
Wellbeck u lëndua në ndeshjen e javës së kaluar në Europa League përballë Sporting Lisbonës, ndërsa pritet një kohë e gjatë për ta parë sërish në fushë ish lojtarin e Manchester Unitedit.
27 vjeçari pati një operacion të premtën në kyçin e këmbës së djathtë, ndërsa u detyrua sërish t’i nënshtrohet operacionit në fillim të kësaj jave.
“Për të mbështetur operacionin e parë u nevojit edhe një operacion i dytë për Wellbeck pas lëndimit të së enjtes ndaj Sporting Lisbonës. Të dyja proceduarat kaluan mirë pa kompikime. Danny tani do të fillojë rikuperimin e tij, teksa është shumë herët të thuhet koha e rikthimit në fushë”, thuhet në komunikatën e Arsenalit.
Portieri i “The Gunners”, Bernd Leno zbuloi se para ndeshjes me Wolwes trajneri Unay Emery organizoi një bisedë përmes kamerave me Wellbeckun për t’i ofruar mbështetjen e tyre.
Danny Wellbeck ka zhvilluar 14 paraqitje këtë sezon me Arsenalin në të gjitha kompeticionet duke shënuar 5 gola.







