Bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardit, Wanda Nara, e ka mbrojtur sulmuesin e Interit pas penalltisë së humbur në ndeshjen vendimtare kundër Empolit, duke pohuar se gjëra të tilla u ndodhin atyre që kanë tope.
Icardi dështoi të shënojë nga pika e bardhë pak para se Empoli ta barazonte rezultatin në 1-1 në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A, por Radja Nainggolan e realizoi golin që e dërgoi Interin në Ligën e Kampionëve dhe e çoi klubin toskan në Serie B.
“Gjithçka shkoi mirë, ne e arritëm atë që deshëm”, tha Wanda për Tiki Taka.
“Gabimi i Mauros mund të ndodhë, sepse këto gjëra u ndodhin atyre të cilët kanë tope”, shtoi ajo.
“Tifozët reaguan keq, edhe vetë e thashë një fjalë të keqe. Është normale që nuk mund t’u thuash ‘mirë’ atyre që e humbin penalltinë. Edhe Messi e Ronaldo kanë humbur penallti”, theksoi ajo.







