Lëvizja Vetëvendosje e ka të shkruar në programin ‘Krejt dhe Drejt’ se me të ardhë në qeverisje jo vetëm që do të aplikonin por edhe e jepnin për punë që do të kryher se Kosova do të bëhej pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Gati katër vite pas dhe në tik-taket e fundit të mandatit qeverisës, thonë se “po presim momentum të përshtatshëm” për të aplikuar në OBSh.

“Republika e Kosovës synon anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë dhe OBSh. Ministria e Shëndetësisë, me agjencitë e saj, në radhë të parë me IKShPK-në, ka një qasje gjithëpërfshirëse qeveritare dhe multisektoriale për ndërtimin e infrastrukturës ligjore e kapaciteteve sipas standardeve te OBSh-se, ECDC, CDC e organizmave tjerë ndërkombëtar. Përpjekjet janë që të gjitha këto të jenë në përputhje me standardet e OBSh-së, aty ku është e mundur. Së bashku me MPJD kemi analizuar bazën ligjore të OBSh dhe mundësinë e aplikimit në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara, si dhe rrjedhën e ngjarjeve në këtë organizatë për të gjetur një momentum të përshtatshëm”, thonë nga MSH-ja për KosovaPress.