VV thotë se në veri Kurti e Osmani nuk u mirëpritën nga strukturat e Listës Serbe VIDEO

Pas publikimit të videove që shfaqnin qytetarë serbë në veri teksa fyenin kandidatin për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe kandidaten për presidente nga kjo listë, Vjosa Osmani, ka reaguar vetë partia e Kurtit. Kjo parti ka thënë se dy krerët janë mirëpritur nga qytetarët, por jo nga strukturat e Listës Serbe.

“Kryeministri i ardhshëm i Republikës, Albin Kurti e presidentja e vendit, Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur. Atje janë mirëpritur nga qytetarët e Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë. Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden”, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu.

Ai ka thënë se “ky reagim i tyre sot tregon më së miri se Kurti e Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe”.