Ani pse ditë më parë nga njohës dhe hulumtues u demantua raporti i publikuar nga zyrtar të Qeverisë Kurti se Kosova është në vendin e katërt në Europë për manxhimin e mirë të pandemisë, VV ka publikuar të njëjtin gjatë ditës së sotme.
Ditë më parë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë publikuan një fotografi, në të cilën thuhej se Kosova qëndron e katërta në listë për menaxhimin e situatës.
Sidoqoftë, Reuf Shkodra, hulumtues në Universitetin e Debrecenit në Hungari e ka demantuar një gjë të tillë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Shkodra thotë se Kosova llogaritet pas Shqipërisë, Bullgarisë, Bjellorusisë, Letonisë, Rusisë, Ukrainës dhe Sllovakisë.
“Te qenit i update-uar eshte fundamentale ne kete kohe Eshte kjo nje foto qe zedhenesi i MSH dhe disa studiues te public health po e bajne share. E paska qite nje medium ne Spanje dhe mule keta me shpernda. Te dhenat ketu jane te vjetra, dhe duke pare ritmin e perhapjes dhe vdekjeve nga ky virus – nuk jane relevante.”, ka shkruar ai.







