VV përmes videos tregon të mirat që Hoti ia mundësoi Serbisë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit

Lëvizja Vetëvendosje, e ka akuzuar kryeministrin Avdullah Hoti, se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit i dha Serbisë gjithçka që kërkoi.

Përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, VV thotë se nga kjo marrëveshje Serbia mori financa, autostradë, hekurudhë, port detar, hise në liqenin e Ujmanin si dhe moratorium për njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në sferën ndërkombëtare.

Ndërkohë thuhet se Serbia nuk u përball askund me fjalën “Republika e Kosovës”.

Postimi i plotë i Vetëvendosjes:

Zotimet e njëanshme të kryeministrit të paligjshëm

Me vizitën në Uashington dhe koncesionet që bëri z. Hoti, ai normalizoi marrëdhëniet e Serbisë me Shtetet e Bashkuara në një nivel tjetër, çfarë nuk e kemi parë më herët. Serbia mori financa, autostradë, hekurudhë, port detar, hise në liqenin e Ujmanit si dhe moratorium për njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në sferën ndërkombëtare, ndërkohë nuk u përball askund me fjalën “Republika e Kosovës”.

Zotimet e njëanshme që kryeministri i paligjshëm i bëri ndaj Serbisë nuk do të merren parasysh nga qeveria e re që do të vjen shumë shpejtë pas zgjedhjeve të reja demokratike.