Deputeti i VV-së, Faton Peci, ka konfirmuar se Albulena Haxhiu vazhdon të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit.

Ai para mediave para nisjes së seancës, tha se do të vazhdojnë procedurën e njëjtë për votimin e Haxhiut, që është votimi i fshehtë.

Sot është përpjekja e 23-të për konstituim të Kuvendit.