VV nuk arriti ti siguroj votat e sajë në Kuvend për ti shkarkuar anëtarët e KPMSHC-së – problem me Listën Guxo?


Lëvizja Vetëvendosje edhe pse e ka shumicën parlamentare në Kuvend, nuk arriti sot ti siguroj as votat e sajë e as ato të koalicionit që ka me minoritete për ti shkarkuar anëtarë e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës. 

Ende nuk është dihet nëse brenda Grupit Parlamentar të VV-së ka pakënaqësi për formën e spastrimit politik në institucjonet e pavarura apo ndonjë arsye tjetër që deputetët e VV nuk erdhën gjithë në sallë për të votuar. 

Burime brenda Kuvendit bëjnë të ditur se disa nga 6 deputetët e Grupit të presidentes Vjosa Osmani nuk janë në harmoni të plotë me VV dhe si pasojë nuk po i zbatojnë gjitha urdhrat e kryeministrit Albin Kurti. 

Pas dështimit të arritjes së numrave të nevojshëm për shkarkimin e anëtarëve të KPMSHC kryeparlamentari Glauk Konjufca dha një pauzë një orëshe për ti mbledhur deputetët e VV por sërish pas pauzës deputetët e VV nuk ju përgjigjën thirrjes dhe ky proces të paktën sot ka dështuar. 

Mbetet të shihet nëse VV do të arrij votat e nevojshme në seancat e radhës.