VV në Shqipëri për aterimin e Pacollit në Tiranë: Të zbardhen të gjitha procedurat e ndjekura

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri kërkon që institucionet shqiptare të hedhin dritë për rastin “Behgjet Pacolli”. Në një reagim në mediat sociale, LVV shkruan se kanë kaluar dy javë që nga ardhja e Pacollit në Shqipëri dhe nuk janë spejguar për publikun procedurat e ndjekura për këtë rast.

Më tej njoftim bëhet me dije se përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri i janë drejtuar në disa raste publikisht institucioneve të Republikës së Shqipërisë për ta zbardhur rastin, por kanë hasur në vesh të shurdhër.