Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka thënë se ky vit shkollor do të jetë i pazakonshëm për nxënësit e shkollavë në Kosovë, jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të pazotësisë, siç tha ai, të Qeverisë.
Uka përmes një konference për media ka thënë se ky vit do të jetë jo i zakonshëm, pasi nuk nisi mbarë dhe në kohë.
“Nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve iu uroj këtë vit të ri të shkollor, jo të zakonshëm, jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe për shkak të pazotësisë së kësaj qeverisje që të nisin mbarë dhe me kohë vitin e ri shkollor.”, tha ai.
Uka tutje ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si ka nisur viti i ri i shkollor, ani pse vendi po përballet me pandeminë.
Ndryshe, sot nxënësit e Kosovës kanë nisur me fazën e parë të mësimit, pas 6 muajsh pushim dhe shkollim nga shtëpia, për shkak të shfaqjes së koronavirusit.







