Kreu i PSD-së

VV mori 82% në sondazhin e fundit, Molliqaj thotë se kjo parti ka rënie të vazhdueshme në sondazhe

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje pretendon se në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojë mbi 50% të elektoratit, mendim krejt ndryshe ka një nga ish-drejtuesit e saj.

Dardan Molliqaj, kryetar aktual i PSD-së shprehet i bindur se partia e Albin Kurtit nuk do të dalë mirë siç prentendon.

“Vetëvendosje ka rënie të vazhdueshme në sondazhe”, ka thënë Molliqaj në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

Kurse i pyetur për partinë e tij, Molliqaj ka thënë se nuk e kalon pragun.

“PSD-ja, është posht pragut”, ka deklaruar ai.