Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vendim për t’i bojkotuar tri televizionet kryesore në vend; T7, Klan Kosova dhe TV Dukagjini.
Kështu të paktën ka njoftuar Leonard Kerquki, drejtor i Televizioni 7.
Ai thotë se sipas informacioneve, VV do ta bojkotoje po ashtu edhe mediumin/debatin “Kallxo”.
“Arsyen përse po ikin nuk mund ta ndaj sepse nuk e kuptova se cila ishte. Për mua, ky nuk është bojkot, por është ikje nga ballafaqimi për qeverisjen katërvjeçare. Personalisht, kur shoh se gazetarët më të mirë dhe televizionet kryesore janë pjesë e “listës së zezë” të Vetëvendosjes, ndihem shumë i nderuar nga ky bojkot”, ka shkruar autori i emisionit “Pressing”. /Ballkani.info/







