Video

VV me postim të ri: Çka mungoi për 20 vjet po bëhet për 3 vjet – Veriu dikur cilësohej dhuratë e Rankoviqit

Lëvizja Vetëvendosje po mburret që për 3 vjet qeverisje po bëhen më shumë sesa janë bërë në 20 vjet paslufte.

“Çka ka munguar për 20 vjet qeverisje po bëhet për 3 vjet qeverisje. Këto veprime kanë qenë të mundshme të ndërmerren edhe më herët por ka munguar vullneti politik”, thuhet në një reagim të Vetëvendosjes në Facebook duke folur për largimin e targave serbe dhe kthimin e atyre RKS në veri të vendit, për marrjen e pronës “Rajska Banja” nga AKPJ-ja, për gjobën ndaj MTS-së dhe sekuestrimin e sirenave të alarmit të strukturave paralele të Serbisë në veri.

Veriu kujtojmë, thotë VV-ja, “dikur u pat cilësuar si dhuratë e Rankoviqit”.