VV-ja vjen me propozim për zgjatje buxhetore: Jep zgjidhje nëse nuk votohet buxheti sot

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendsoje, Hekuran Murati ka propozuar që para votimit të buxhetit 2021 të votohet vendimi për zgjatjet buxhetore, shkruan ballkani.info

Murati u ka bërë apel deputetëve që të votohet vendimi ashtu siç parashihet nga seancat publike, të cilat thonë se Kuvendi mund të zgjasë ndarjet buxhetore deri në tre muaj.

“Të votohet vendimi ku thotë se Kuvendi mund të zgjatë ndarje buxhetore deri në tre muaj. Sipas ligjit, muaji janar është i mbuluar me automatizëm. Ne mund të vendosim që të kemi zgjatjen edhe për muajin shkurt edhe mars”, ka thënë Murati.

Sipas Muratit, deri në leximin e dytë të Projektligjit për buxhet mund ta kemi të plotë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendi mund të shpërndahet e si pasojë e kësaj nuk do të ketë mundësi për vendimmarrje. /Ballkani.info/