Kuvendi

VV-ja nuk merr pjesë në votim për themelimin e Komisionit hetimor për zjarret e dyshimta në IML dhe zhdukjen e mostrave të Deharit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të formojnë komisionin hetimor parlametar për zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit.

Pika e rendit të ditës ishte “Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti.

Mirëpo, deputetët e Vetëvendosjes nuk morën pjesë fare në votim, ndërsa deputetët e PDK-së votuan për.

Mirë, nuk ka kuorum për vendimarrje për këtë pikë.” – ka thënë kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci.