Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka konfirmuar se LDK nuk është zmbrapsur nga kërkesa për pozitën e presidentit, edhe pas takimit të sotëm, që po i lë edhe më tutje dy partitë pa arritur marrëveshjen.

Nga VV-ja pas këtij takimi iu kanë dërguar mesazh LDK-së një sondazh të kryer së fundmi që e nxjerrë me mbi 42% VV-në.

Përmes një shkrimi në Facebook, Besnik Bislimi ka thënë se para se të hynin në garën e  gjashtë tetorit, e kishin pasur të qartë se nuk do të kishte një fitues me 51 deputetë, e se gara ishte e ngushtë, shkruan Ballkani.info.

E nuk ka shkuar gjatë sulmin e radhës ndaj LDK-së e ka nisur edhe deputetja e zgjedhur e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila në Facebook ka publikuar një sondazh anonim, të cilin nuk dihet çfarë kompanie e ka realizuar.

Haxhiu nuk ka shkuar asgjë, por vetëm ka publikuar dy fotografi të “sondazhit” që nëse shkohet në zgjedhje VV-ja del me 42.8 për qind.

Po ashtu Haxhiu në këtë postim e ka publikuar edhe një përqindje të të anketuarve të cilët janë përgjigjur se çfarë personaliteti duhet të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës.

Në këtë sondazh 22.2 për qind janë deklaruar se duhet të jetë i partive politike, kurse 77.8 përqind se ai duhet të jetë personalitet i rëndësishëm që nuk është pjesë e partive politike. /Ballkani.info/