VV-ja kundër, s’votohet raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale

Me 28 për, 51 kundër dhe dy abstenime, Kuvendi nuk e ka miratuar Raportin vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.

Kundër kësaj kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo seancë ishte e datës 12 gusht, e cila kishte dështuar të mbahej për shkak të mungesës së kuorumit.