Fushata elektorale në Kosovë po hyn në javën e fundit. Kjo ka bërë që partitë t’i ‘ndezin’ edhe më shumë motorët që të arrijnë sa më shumë vota.
Mirëpo, kjo fushatë nuk po shquhet për korrektësi e as për respetim të masave antiCOVID.
Grumbullimin e votave disa parti po tentojnë ta bëjnë edhe duke shfrytëzuar fëmijët dhe prindërit e tyre, kështu që përmes grupeve të shkollave po bëjnë thirrje për tubime, shkruan Ballkani.info.
Një gjë e tillë ka ndodhur me përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosjes, ku në një grup të klasës 12-të është bërë thirrje që të merret pjesë në një tubim të Kurtit, Haxhiut e Aliut me nxënësit e gjimnazit “Xhevdet Doda”.
Një thirrje e tillë është kundërshtuar nga disa gjimanzistë, të cilët edhe kanë sharë në njërin nga grupet.










