LVV

“VV-ja i ka mësu njerëzit me dramaticitet, normaliteti iu duket pasivitet, jeni mësu me dramë”

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, thotë se standardi i opozitës ka ndërruar, ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje kur kanë qenë opozitë.

“Unë mendoj që është arrit një gjë dhe është e rëndësishme për ardhmërinë e këtij vendi, është ndërruar standardi i të bërit opozitë, nuk përdoren gurë e gaz,” tha Gruda.

Teksa analisti Astrit Gashi i thotë se “opozitën nuk e ka zbuluar Lëvizja Vetëvendosje.”

Gruda: Unë po flas për standardin e të bërit opozitë që o ndërtu këtu, u ndërtu standardi i dhunës, ne kemi kthy një normalitet

Gashi: Nuk mendoj që është normalitet, më shumë është pasivitet.

E ky përceptim sipas Grudës vjen se “VV-ja i ka mësuar njerëzit me dramaticitet e normaliteti ju doket pasivitet sepse jemi mësu me dramë.”

Teksa Gashi i thotë se opozita nuk duhet ta ndërtojë normalitetin, por opozita tenton ta thejë normalitetin e qeverisë.

“VV-ja e ka instalu në publik idenë që opozita duhet të jetë e dhunshme dramatike e të përdorë gaz, e rëndësishme është një parti opozitare të punojë me njerëz ekspertë e ide sepse nesër ka me u bo qeveri,” iu përgjigj Gruda.