VV injoron largimin e partnerit qeverisës

Në Lëvizjen Vetëvendosje së shpejti do të merret vendim se si do të veprojnë lidhur me mocionin e paralajmëruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzim të qeverisë Kurti.

Kështu ka deklaruar Zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi, që tha se i mbetet organeve të Vetëvendosjes që të marrin hapat e ardhshëm.

Abazi ka deklarua se institucionet përgjegjëse janë duke u marrë intensivisht me pandeminë koronavirus.

Ai shton se  Qeveria po vazhdon punën normalisht dhe se përhapja e koronavirusit po menaxhohet.