VV i publikon Hamzës videon ku ai i duartroket gjuajtjeve me armë: “Po Bedri, nëse fsheh krimin je pjesëmarrës në krim”

Pas deklaratës së kandidatit të PDK-së për kryetar komune, Bedri Hamza në ATV se ai që e fsheh krimin është pjesëmarrës në krim, ka reaguar Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, duke publikuar një video të Bedri Hamzën duke iu duartrokitur gjuajtjeve me armë në një tubim të PDK-së

Komunikata e Qendrës së Vetëvendosjes në Mitrovicë:

Po Bedri, nëse fsheh krimin je pjesëmarrës në krim, sepse duhet me denoncuar krimin! Gjuajtja me armë në vende publike është krim dhe mos lajmrimi i rastit në polici është vepër penale, sipas paragrafit 1.9 – neni 378 të Kodit Penal të Kosovës.

Pyetje, a e ke denoncuar gjuajtjen me armë në vend publik apo vetëm i ke duartrokitur armëve? Ky rast dhe shumë të tjera si ky, janë fytyra e vërtetë e PDK-së që bashkëjeton me krimin.