VV: Humbësit po bëhen bashkë, Mitrovica nuk do të kthehet në kohën e krimit të organizuaa

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë ka reaguar ndaj koalicineve që PDK e Mitrovicës i arritur me AAK-në, AKR-në e PD-në dhe mbështetjes që ka marrë kandidati i LDK-së, Armend Agolli nga një anëtar i VV-së, Fatmir Hasani, i cili kishte aplikuar që të merr kandidaturën për kryetar nga VV-ja, por që kandidatura e tij ishte refuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje, por që i njëjti nuk ishte certifikuar as nga KQZ-ja si kandidat i pavarur.

Reagimi i Vetëvendosjes:

Koalicionet parazgjedhore të partive të dyta e të treta me partitë tjera të vogla e me individë të dorës së dytë në Mitrovicë, e dëshmojnë qartë edhe një herë se humbësit po bëhen bashkë, por e tëra që do të arrijnë, do të jetë prapë një rezultat dëshprues ngase Mitrovica i ka besuar programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit me mbi 20 mijë vota, e njejtë do të ndodh edhe në zgjedhjet lokale me 17 tetor.

Mitrovica është rreshtuar krahë Lëvizjes për të synuar zhvillimin e asesi nuk do të kthehet para vitit 2013, në kohën e krimit të organizuar.