VV e thërret ambulancën, thotë se deputeti Gjyshinca është sulmuar nga deputetët e LDK’së

Një  makinë e ndihmës së shpejtë është parë brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës, derisa disa mjekë të janë parë teksa janë futur brenda ndërtesës së Kuvendit.

Deputeti i VV’së, Gazmend Gjyshinca, thotë se ka pësuar lëndime nga një incident me Kujtim Shalën dhe Arben Gashin, dhe mjekët kanë ardhur për ta ekzaminuar atë.

Arben Gashi ndërkohë ka mohuar që të ketë pasur ndonjë incident në Kuvend, derisa Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme ishte ndërprerë për shkak të tensioneve.

Aktualisht Fitore Pacolli bashkë me Gjyshincën janë në një konferencë të jashtëzakonshme para Kuvendit.