VV e ndjekë PDK-në nga frika e humbjes së mbështetjes qytetare, e voton buxhetin 2021

Zyrtarët dhe deputetët e Vetëvendosjes vazhdimisht kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Projektligjin për buxhetin e vitit 2021. Ata kanë thënë se nuk komunikojnë me një qeveri në detyrë, që sipas tyre është qeveri ilegale dhe nuk i votojnë projektligjet e tyre.

Mirëpo në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet aktualisht deputetët e VV-së kanë ndërruar qëndrim duke deklaruar se do të votojnë pro buxhetit.

Ky ndryshim qëndrimesh vjen pasi PDK-ja si parti opozitare ka vendosur ta votoj buxhetin për të mos e dërguar vendin në kolaps dhe për të mos e rrezikuar sigurinë kombëtare.