Hykmete bajrami

“VV dështoi të sjell investime”- Deputetja Bajrami pyet kryetari Hyseni: A është pro të burgosurve të vijnë në Gjilan?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka pyetur kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin se a është pro që të burgosurit nga Danimarka, të vijnë në Gjilan, shkruan Ballkani.info.

Përmes një postimi  në Facebook, ajo ka shkruar se partia në pushtet që është partia prej të cilës vjen Alban Hyseni, ka dështuar të sjellë investime në Kosovë e po bën përpjekje për të sjellë të burgosur nga vendet e BE’së dhe se qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës nuk kanë nevojë për t’i kthyer hapësirat publike në burgje për të huajt.

Tutje ajo ka shkruar se Kosova po rikthehet në vend atraktiv për investime të huaja sapo me votë qytetare të largohet qeveria që mashtroi se do të ndërtojë 160 çerdhe, do të ulë çmimin e rrymës, do të ulë çmimet e vajit, sheqertit e miellit.

“Kosova do të kthehet në vend atraktiv për investime të huaja sapo me votë qytetare të largohet qeveria që mashtroi se do të ndërtojë 160 çerdhe, do të ulë çmimin e rrymës, do të ulë çmimet e vajit, sheqertit e miellit. Kjo Qeveri do të mbahet në mend për urën e Staradranit dhe lëshimin me qera të objekteve për të burgosurit e huaj. Edhe për 240 milionë euro tenderë njëburimor – korrupcion masiv”, ka shkruar ajo./ballkani.info