“VV deputetëve: keqpërdorni ama mos t’ju nxojnë, se s’po bon”

Frashër Krasniqi i PSD-së, komenton skandalin e naftës që ka përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës, gjysma prej tyre, të partisë që qeverisë më vendin.

Krasniqi shkruan:

VV me nje fjale po ju thotë deputetëve të vet “keqpërdorni, ama mos t’ju nxojnë, se pastaj spo bon…”, pra këta funksionojnë me parimin që hajn s’je kur vjedhë, por kur zinesh.

Dy deputetë të LVV-së, Artan Abrashi dhe Yllza Hoti, kishin shpenzuar 1 mijë e 500 euro gjithsej për karburant, ndonëse nuk kanë as vetura të deklaruara në formularin e pasurisë.