Bedri Hamza

VV: Bedri Hamza e bëri rrugën me 4 korsi në vendlindje, por rrugën Mitrovicë-Prishtinë nuk e përfundoi kurrë

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë ka publikuar pamje krahasuese të dy rrugëve, Klinë e epërme-Skenderaj dhe Prishtinë-Mitrovicë, duke thënë se Bedri Hamza si ministër i Financave ishte i përkushtuar për vendlindjen e tij, që është fshati Klinë e epërme e Skenderajt, por që nuk i ka interesuar Mitrovica.

Komunikata e Qendrës së LVV në Mitrovicë:

Ky krahasim i rrugës Mitrovicë – Prishtinë dhe i rrugës në vendlindjen e Bedri Hamzës, në Klinë të Epërme të Skenderajt, e tregon përkushtimin e tij për Mitrovicën.

Në fakt kjo tregon që të vetmin përkushtim që Bedri Hamza ka për Mitrovicë, është kapja e pushtetit. E kjo do t’i krijonte një rrjedhë për shefat e tij që kanë humbur ndikimin në të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore.

Bedriu nuk është i Mitrovicës. Ai e sheh Mitrovicën, sikur e sheh gjuetari gjahun. Ai nuk bashkëndjen me hallet e qytetit e as fshatrave.

Andaj qytetarë,

Të dielën votojmë të gjithë së bashku për Agim Bahtirin dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE me numër 144!