Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani ka organizuar sot një tubim me qytetarë në qytetin e Vushtrrisë.

Ndonëse kjo komunë udhëhiqet nga partia në të cilën Osmani bën pjesë, LDK-ja, në pritje asaj i kishin dalur vetëm dhjetëra përkrahës.

Në fotografitë e ardhura në redaksinë të gazetës, shihet një grumbull i vogël njerëzish të cilët kanë dalur për ta pritur Osmanin.

Kjo, kandidates për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës i ka ndodhur megjithë faktin se ajo konsiderohet si femra më e votuar në Kosovë.

loading…